Rreth ungjillit të Markut

Ungjilli i Markut është shkrimi më i lashtë i shkruar i Jezusit të Nazaretit, i shkruar rreth vitit 65 pas Krishtit nga një shok i ngushtë i Jezusit dhe dishepullit të tij, Pjetri. Marku është pjesë e Biblës së Shenjtë — libri i dytë i Dhiatës së Re. 16 kapitujt e saj të mbushur me veprime zbulojnë identitetin unik, mësimin dhe veprat e Jezusit. Ungjilli do të thotë “lajm i mirë”, dhe Marku e përshkruan këtë libër si “lajmin e mirë për Jezusin Mesinë”.

Çfarë është Ungjilli?

Bibla e Shenjtë na mëson se të gjithë njerëzit meritojnë turp dhe gjykim për mëkatin tonë. Por lajmi i mirë është se Jezusi vdiq në kryq dhe mori gjykimin që ne meritojmë. Ai u ringjall nga të vdekurit ditën e tretë për të provuar se ka paguar për mëkatin e të gjithëve që i besojnë atij. Dhe kur besojmë Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar, Perëndia na fal plotësisht dhe përgjithmonë. Ne përjetojmë një marrëdhënie të vërtetë dhe të rivendosur me Perëndinë që nuk do të përfundojë kurrë.

Këshilla për lexim

Ju mund ta shfletoni këtë libër sipas numrave të kapitullit dhe vargut (shihni lidhjet në fund të faqes për të ndryshuar kapitullin). Për shembull, 'Marku 8:29' i referohet kapitullit të Markut 8, vargut 29. Për shkak se Bibla është një libër i vjetër nga një vend tjetër, ka shumë gjëra që mund t'i keni të vështirë t'i kuptoni në fillim. Kur kjo ndodh, lutuni për ndihmën e Perëndisë dhe konsideroni leximin e librit me një ndjekës me përvojë të Jezusit. Komentet në internet si bibleref.com gjithashtu mund t'ju ndihmojnë ndërsa studioni.

Marku

Marku 16

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
1Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.
2Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli.
3Dhe thoshin në mes tyre: ''Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?''.
4Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.
5Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.
6Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.
7Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë''.
8Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga varri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë.
9Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Maria Magdalenës, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.
10Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.
11Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.
12Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.
13Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.
14Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.
15Pastaj u tha atyre: ''Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;
16ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar.
17Dhe këto janë shenjat që do t'i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t'i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;
18do t'i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t'u bëjë asnjë të keqe; do t'i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen''.
19Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.
20Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen.

Ku do të dëshironit të shkoni më pas?